Slider

Rreth Fontana

Uji i ambalazhuar FONTANA është ujë me burim natyral i cili vjen nga burime të mbrojtura, natyrale nëntokësore. Uji i ambalazhuar me burim natyral ka një përbërje dhe karakter unik. Uji jonë kalon nëpër tuba nga burimi drejt e nëfabrikë. Të gjitha materialet e përdorura në impiantin tonë të ambalazhimit janë të një cilësie të tillë që nuk modifikojnë karakteristikat origjinale të ujit.

Rreth Fontana shpk

Fabrika e Ujit FONTE FONTANA, Poçem, Mallakastër ,është ndërtuar në vitin 2001, pranë burimit të fshatit POCEM, burim i cili ka një prurje të konsiderueshme prej 1760 litra në sekondë nga nëntoka, origjina e të cilit mendohet të jetë nga vargmalet e jugut,pasi nga studimet e bëra nuk dihet e saktë origjina e tij.

Burimi është i izoluar,gjë e cila bën mbrojtjen e tij nga të gjitha erozionet dhe kushtet atmosferike .
Në vitin 2010 në fabrikë u bë rikonstruksion dhe përmirësim i ambjenteve dhe teknologjisë së përpunimit të ujit .

Produktet tona janë:
-Ujë natyral me ambalazhim 0.5 litra,1.5 litra,6 litra dhe 8 litra.Cilësitë fiziko-kimike të ujit janë të parametrave të duhura
-Ujë me gaz 0.5 litra dhe 1.5 litra.
-Ujë me limon 0.5 litra dhe 1.5 litra.

Përveç përpunimit të ujit fabrika jonë prodhon edhe lëngje të gazuara si: YESS COLA, YESS PORTOKALL dhe KAJSI, YESS SPRINTE,YESS ENERGY, të gjitha këto 0.5 litra dhe 1.5 litra,si dhe lëngje të pagazuara si: PORTOKALL, VISHNJE, KAJSI, MOLLE, ANANAS, etj., për esencat e të cilave fabrika jonëbashkëpunon me kombinatet më të mira në EUROPE si AUSTRIA dhe GJERMANIA, të cilat dallohen për shijen dhe aromën e tyre të veçantë. Tregu i fabrikës bazohet në tregun shqiptar. Teknologjia e instaluar në fabrikëna jep mundësinë që ne të ofrojmë te klienti produkte cilësore.

Menaxhimin kryesor e kryen firma BOMIRA SHPK, me të cilën mund të njiheni duke vizituar adresën e saj të internetit: www.bomira.com, në të cilën mund të hyni dhe të merrni informacione të mëtejshme për fabrikën tonë.

Shoqëria Fonte Fontana sh.p.k e ka filluar aktivitetin prodhues në vitin 2001. Stabilimenti ndodhet në një terren rreth 3000 m², nga këto 1600 m² të mbuluar nga impiantet e prodhimit dhe magazinat. Në vitin 2010, shoqëria investoi në linjë të re prodhimi me teknologji bashkëkohore ambalazhimi dhe konfeksionimi prodhuar nga BETA FEST, filiali bullgar i kompanise gjermane FESTO. Produket e stabilimentit janë prezente në pjesën mëtë madhe të qyteteve të vendit. Në mënyrë periodike bëhen kontrolle të cilësisë të detajuara si për karakteristikat fiziko-kimike ashtu dhe për të gjitha analizat baktereologjike, që uji i ofruar konsumatorit të jetë në cilësinë dhe standardet më të mira. Misioni i shoqërisë Fonte Fontana është t’i ofrojë konsumatorit këtë rezervë natyrore përmes teknologjisë dhe inovacionit, por gjithnjë duke respektuar natyrën dhe duke ruajtur vlerat e ujit.