Slider

Përgjegjësia Sociale

Përgjegjësia Sociale

Ne kemi ndërmarrë një sërë masash për kursimin e energjisë për të zvogëluar ndikimin tonë në mjedis dhe gjithmonë kemi mbështetur në mënyrë aktive komunitetet që i shërbejmë.

Ne gjithashtu synojmë të inkurajojmë punonjësit tanë, duke u ofruar atyre fleksibilitet dhe liri për të udhëhequr dhe për të ndërmarrë sfida të reja.

Duke kultivuar kombinimin e nevojave të mjedisit, komunitetit dhe punonjësve tanë, ne besojmë se Fontana ka një pozicion ideal për të zhvilluar një biznes të qëndrueshëm që merr parasysh si nevojat e të tashmes ashtu edhe ato të së ardhmes.

FONTANA është më shumë se një biznes që i shërben komunitetit që prej vitit 2001. Ne jemi një familje e përbërë nga persona që kujdesen për mjedisin dhe komunitetin në të cilin jetojmë, punojmë, dhe shërbejmë. Kompania jonë beson se nuk mund të ketë “kompani” pa “komunitet” dhe jemi krenarë për angazhimin tonë për mbështetjen ndaj shëndetit social të komunitetit dhe gjendjes ekonomike.

Punonjësit tanë janë të bekuar me talente të shumta dhe shpirt vullnetar që lejon kompaninë të përmirësojë jetët e klientëve, fqinjëve, dhe vetë punonjësve.

A po e jepni ndihmën tuaj për të kursyer ujin?

Ja disa ide:

- Mund të bëni dushe me kohëzgjatje më të vogël. Heqja dorë nga dushet nuk është opsion!!!
- Përdorni ujin e lavatriçes për të ujitur kopshtin (uji ‘gri’).
- Siguroheni që të gjithë rubinetat të jenë plotësisht të mbyllur.
- Vendosini një kohë sistemit tuaj të vaditjes së kopshtit.
- Përdorni një fshesë në vend të zorrës së ujit për të pastruar rrugicat dhe rrugët.