Kalçiumi

KALÇIUMI PËR FËMIJËT

Kalçiumi është një element kyç për ndërtimin e kockave të forta dhe të shëndetshme. Por shumica e fëmijëve dhe adoleshentëve nuk e marrin sasinë e rekomanduar prej 1,300 miligramë (mg) kalçium në ditë. Kjo nuk është e habitshme kur konsiderohet fakti se shumë fëmijë tani pijnë më shumë pije të gazuara sesa qumësht, qëështë një nga burimet më të pasura të kalçiumit. Gjithashtu adoleshentët qëpijnë duhan ose pije të gazuara, pije me kafeinë, ose alkool mund të marrin edhe më pak kalçium sepse këto ndërhyjnë në mënyrën se si trupi përthith dhe përdor kalçiumin. Por në çdo moshë, nga fëmijëria në adoleshencë, kalçiumi është një ushqyes të cilin fëmijët thjesht nuk mund të anashkalojnë.

Përse Kalçiumi Është i Rëndësishëm?

Trupi përdor mineralin e kalçiumit për të ndërtuar kocka të forta – një proces që përfundon në vitet e fundit të adoleshencës. Kalçiumi i kockave fillon të pakësohet në moshë madhore, dhe humbje progressive e kockave ndodh ndërsa kalon mosha, veçanërisht tek femrat. Adoleshentët, veçanërisht vajzat, dietat e të cilave nuk sigurojnë elementët ushqyes për të ndërtuar kockat me potencial maksimal janë më të ekspozuara për të zhvilluar osteoporozën, sëmundjen e kockave, që rrit rrezikun e frakturave për shkak të kockave të dobësuara. Fëmijët e vegjël dhe bebet që nuk marrin mjaftueshëm kalçium dhe vitaminë D (që ndihmon në përthithjen e kalçiumit) janë në rrezik të lartë për të qënë raketikë. Raketizmi është një sëmundje e zbutjes së kockave që shkakton përkulje të rëndë të këmbëve, mos-zhvillim, dhe ndonjëherë dhimbje muskujsh dhe dobësi.
Kalçiumi luan gjithashtu një rol të rëndësishëm në sigurimin që muskujt dhe nervat të funksionojnë në mënyrën e duhur, dhe në çlirimin e hormonove dhe enzimave. Pra nëse niveli i kalçiumit në gjak është i ulët, trupi merr kalçiumin nga kockat për të ndihmuar këto funksione.

Sa Kalçium Është Mjaftueshëm?

Kur fëmijët dhe adoleshentët marrin mjaftueshëm kalçium dhe aktivitet fizik, ata mund t’i nisin jetët e tyre prej të rriturish me kockat më të forta të mundshme. Për shëndet të mirë të kockavem Instituti i Mjekësisë (IOM) rekomandon:

• 1 deri 3 vjeç — 700 mg kalçium në ditë
• 4 deri 8 vjeç — 1,000 mg kalçium në ditë
• 9 deri 18 vjeç — 1,300 mg kalçium në ditë