Slider

Hidratimi

Jeta nuk mund të ekzistojë pa ujë. Ne duhet t’i shtojmë trupit tonë vazhdimisht ujë të freskët në mënyrë që të ketë hidratimin e duhur. Uji mund të jetë një kurë e mrekullueshme për shumë sëmundje të zakonshme siç janë dhimbja e kokës, lodhja, dhimbja e kyçeve, dhe shumë të tjera.

Funksione të rëndësishme të ujit në trupin tonë

  • 1. Përdoret si tretës universal.
  • 2. Rregullon temperatureën e trupit.
  • 3. Ndihmon në nxjerrjen jashtë të mbetjeve të trupit.
  • 4. Ndihmon në tretjen e ushqimit.
  • 5. Mban qelizat e mushkërive të lagështa.
  • 6. Ndihmon në qarkullimin e gjakut.

Cili është ndryshimi midis uji me burim natyral të ambalazhuar dhe ujit të rubinetit?

Uji i rubinetit mund të vijë nga një gamë e gjerë burimesh dhe trajtohet kimikisht. Duhet të përmbajë klor, në mënyrë që të kalojë në mënyrë të sigurtë nga impianti i trajtimit të ujit në rubinet, dhe për këtë arsye kërkon një grup të ndryshëm rregullash për të mundësuar sigurinë e tij.

Uji i ambalazhuar FONTANA është ujë me burim natyral i cili vjen nga burime të mbrojtura, natyrale nëntokësore. Uji i ambalazhuar me burim natyral ka një përbërje dhe karakter unik. Uji jonë kalon nëpër tuba nga burimi drejt e në fabrikë. Të gjitha materialet e përdorura në impiantin tonë të ambalazhimit janë të një cilësie të tillë që nuk modifikojnë karakteristikat origjinale të ujit.

Dehidratimi

Etja nuk është gjithmonë një tregues i parakohshëm i nevojës së trupit për ujë. Shumë njerëz, veçanërisht të moshuarit, nuk ndihen të etur derisa janë dehidratuar plotësisht. Për këtë arsye është e rëndësishme të rritet sasia e ujit të marrë gjatë motit të nxehtë ose kur jemi sëmurë.

Shenjat dhe simptomat e dehidratimit mund të ndryshojnë gjithashtu edhe sipas moshës.

Bebet ose fëmijët e vegjël

  • Gojë dhe gjuhë e thatë
  • Nuk lotojnë kur qajnë
  • Nuk lagin pelenat për tre orë
  • Sy dhe faqe të futura brenda
  • Pjesa e butë në pjesën e sipërme të kokës e futur brenda
  • Apati ose irritim

Të rriturit

  • Etje e tejskajshme
  • Urinim më i rrallë
  • Ngjyrë e errët e urinës
  • Lodhje
  • Marrje mendsh
  • Pështjellime
Për të evituar dehidratimin, një rekomandim i zakonshëm është pirja e 13 gotave ujë ose lëngje të tjera çdo ditë për meshkujt dhe 9 gota për femrat. Por disa të rritur mund të kenë nevojë për më shumë ose më pak, në varësi të faktit se sa të shëndetshëm janë, sa shumë ushtrohen, dhe sa e nxehtë dhe e thatë është klima.